Telegrafi

Vdes një punëtor pasi ra nga një objekt në ndërtim në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim në cilën ishte duke punuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:30 në rrugën “Gjergj Balsha”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se pasi është rrëzuar nga objekti viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga një objekt në ndërtim, në të cilin ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raport është arrestuar një i dyshuar (pronar i kompanisë) në të cilën punonte viktima.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/