Grupi Xhihadi Islamik Palestinez njoftoi të martën vonë vdekjen e një prej pengjeve izraelite.
“Ne kemi shprehur më parë gatishmërinë tonë për ta liruar atë për arsye humanitare, por armiku nuk reagoi dhe kjo shkaktoi vdekjen e saj”, njoftoi Brigada Al Quds në Telegram.
Mediat izraelite raportuan se bëhet fjalë për gruan 76-vjeçare, Katzir Hanna, e cila ishte rrëmbyer më 7 tetor, raporton jerusalempost.
Ndërkohë, qeveria izraelite pritet të arrijë marrëveshje me grupin palestinez, Hamas, për lirimin e pengjeve izraelite.
Sipas burimeve të NBC, marrëveshja do të përfshijë:
Një pauzë prej katër deri në pesë ditë të luftës;
Lirimin e 50 pengjeve izraelite, të gjithë do të jenë gra dhe fëmijë;
Lirimin e 150 të burgosurve palestinezë nga Izraeli – sërish gra dhe fëmijë;
Lejimin e hyrjes së 300-400 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza.
Ndryshe, procesi i lirimit të pengjeve izraelite do të kalojë nëpër pesë faza. /Telegrafi/