Një person ka ndërruar jetë pasi është lënduar duke prerë dru.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, të dielën në ora 13:20.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar. Si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/