Policia e Kosovës njofton se në Obiliq më datë 05.11.2019, në orën 13:30, viktima mashkull K-Shqiptar, punëtor në një kompani derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit policor viktima është dërguar në QKUK ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa përgjegjësi i kompanisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./Telegrafi/