Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfiruar për Telegrafin se të enjten një person ka ndërruar jetë, pasi i njëjti ishte përplasur më një automjet, derisa ishte duke e ngasur motoçikletën, në magjistralen Gjilan – Ferizaj.
Hashani ka thënë se përveç se një person ka pësuar fatalitet, dy persona tjerë janë duke marrë trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve që i kanë pësuar. /Telegrafi/