Telegrafi

Vdes një person pasi u vetaksidentua në Baicë të Istogut

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Istog.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një vetaksident.

“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Baicë të Istogut. Policia ka dalë në vendngjarje, ku viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen”, ka njoftuar Gashi.

“Policët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe është kuptuar që ka të bëjë me vetaksident, ku vetura ka dalë nga rruga. Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion”, tha Gashi.

Kujtojmë, gjatë ditës së hënë edhe një tjetër vetaksident me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari kishte vdekur në Kamenicë./Telegrafi/