Site icon Telegrafi

Vdes një person pas katër ditë trajtimi në Qendrën Emergjente në Kamenicë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, ka ndërruar jetë të mërkurën.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 10.08.2024 rreth orës 09:30, në Kamenicë.

Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin iniciohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version