Telegrafi

Vdes një person nga coronavirusi në Suharekë

Një qytetar nga komuna e Suharekës i infektuar me coronavirus ka ndërruar sot jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë e Komunës së Suharekës, Besa Kuçi.

Kuçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan S.K kishte rezultuar me coronavirus më 24 korrik dhe ishte i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetar humb betejën me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus te msheftë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”.

Ndryshe, në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është 3,086, ndërsa i atyre të shëruarve 3,874.

Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 178 raste të vdekjes.

/Telegrafi/