Site icon Telegrafi

Vdes një person në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Komoglavë të Ferizajt

Ilustrim

Një person i moshës 66 vjeç, ka vdekur nga asfeksia, pasi shtëpia e tij në Komoglavë e  Ferizajt ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 07:15 minuta.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”.

“Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga  cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët  jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe  kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. /Telegrafi/

Exit mobile version