Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Obiliqi ka ndërruar jetë në QKUK.
Viktima ishte shtruar në repartin e Klinikës Intensive të QKUK-së më 29 prill 2019.
“Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia. /Telegrafi/