Telegrafi

Vdes një person në QKUK pasi ra nga lartësia në vendin e punës

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve të marra në vendin e punës.

I njëjti ka rënë nga një lartësi në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekje’. Rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Gollakut, ku viktima mashkull dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës. /Telegrafi/