Një person ka raportuar në Polici se babai i tij ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:50, në QKUK në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin e policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Telegrafi/