Telegrafi

Vdes një person në QKMF në Fushë Kosovë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person raportohet se pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësorë nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:10 në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/