Një person është dërguar pa shenja jetë në emergjencë nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe rasti është në hetim.
“Raportohet se nga Qendra Integruese Rehabilituese, është dërguar pa shenja jete në emergjencë viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/