Një person ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke drejtuar një kamion.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:15, në Prizren.
Siç thuhet në raport, njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo derisa ka arritur në emergjencën e Prizrenit, personi ka ndërruar jetë.
Në raport tutje thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/