Site icon Telegrafi

Vdes një person në Prizren pasi u godit nga rrufeja

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja.

Viktima i moshës 55-vjeçare ka qenë me traktor duke punuar tokën, kur është goditur nga rrufeja.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Lexo po ashtu Rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec

“Po, mund të konfirmoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version