Një person ka ndërruar jetë të martën rreth orës 01:53, në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se informata është pranuar nga urgjenca për vdekjen e një personi.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është pranuar informatë nga urgjenca për vdekjen e një personi mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/