Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit të së hënës në Prishtinë, ku një person është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, cili më pas ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 10:20.
“Prishtinë/ 09.09.2024-10:20. Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulancë në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjet dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole) me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/