Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 06:00.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/