Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar ka pasur probleme shëndetësore.
Sipas raportit të policisë, viktima ishte dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK dhe pas kontrollit mjekësor nga mjeku është konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit, ndërsa me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është iniciuar në IML për obduksion. /Telegrafi/