Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 10.09.2021 – 03:52.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës”, thuhet në raport.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/