Site icon Telegrafi

Vdes një person në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc.

Telegrafi nga burime mëson se viktima është rreth moshës 65 vjeç, dhe i njëjti është gjetur i vdekur në një motel.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth moshës së viktimës, vetëm kanë konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete.

Kështu ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Borovci.

Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version