Telegrafi

Vdes një person në një aksident komunikacioni në Graçanicë

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës.

Në aksidentin që ka ndodhur para mesditës të së hënës janë përfshirë dy automjete, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës”, ka thënë ajo.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.