Telegrafi

Vdes një person në Kamenicë derisa ishte duke prerë dru

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke prerë dru në pyll. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një lis e ka zënë, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:50 në fshatin Lisock, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport nga lëndimet e rënda, personi ndërroi jetë në emergjencën e Kamenicës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport. /Telegrafi/