Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, si pasojë e goditjes nga degët e lisit.
Rasti ka ndodhur të shtunën pasdite në Istog. Policia ka njoftuar se viktimat kishin qenë duke prerë dru në pyll.
“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/