Site icon Telegrafi

Vdes një person në Istog derisa ishte në pishinë

Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë nga ndodhur në Banjë të Istogut. Policia njofton se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.

Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version