Një person ka vdekur në fshatin Shurdhan të Gjilanit, pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:40.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/