Një person ishte dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/