Telegrafi

Vdes një person në Ferizaj, rasti po hetohet

Foto: Arkiv

Një person është dërguar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur që ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Është raportuar se është sjellë në emergjencë pa shenja jete viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/