Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga Enti Special në Shtime është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti.
Rasti ka ndodhur më 09.12.2022, në ora 08:20.
“Vdekje e dyshimtë. Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/