Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mes fshatrave Piranë – Krushë e Vogël, si pasojë një person ka vdekur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, minuta në mes të një traktori, një veture dhe një kamionete.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai ka thënë se nga aksidenti tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime, njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.
Të lënduarit janë duke marrë trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /Telegrafi/