Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 09:35.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/