Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit thuhet se rastin në polici e ka njoftuar stafi i QKUK-së.
“Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/