Telegrafi

Vdes një nxënëse britanike, dyshohet se shkaktar ishte akullorja që hëngri në një hotel në Spanjë

Një fëmijë nëntë vjeçar besohet të jetë përballur fillimisht nga një shok anafilaktik pasi ka vuajtur një reaksion të rëndë alergjik ndaj ushqimit.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo u sëmur të premten e kaluar në një hotel në komunën e Mijas ku ajo ishte duke qëndruar gjatë pushimeve me familjen e saj.

Vogëlushja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u nxitua për në spital pasi kishte një reaksion alergjik ndaj “qumështit dhe arrave” të akullores, sipas gazetës Sur Malaga.

Ajo vdiq të hënën pasdite në Spitalin Materno Infantil të Malaga, njoftojnë mediat.

Fëmija thuhet se është dërguar së pari në spitalin Costa del Sol në një “gjendje kritike”. Më pas ajo u transferua në një spital në Malaga kur gjendja e saj u përkeqësua.

Ndërkohë, një autopsi u krye në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Malagës të martën në mëngjes.

Rezultatet – të dërguara tek një hetues i ngarkuar për të drejtuar hetimin rreth tragjedisë – nuk janë bërë publike.

Analiza të mëtejshme tani do të zhvillohen në Institutin e Toksikologjisë në Sevilje për të konfirmuar nëse vdekja e saj është e lidhur me një reaksion alergjik ndaj ushqimit që ajo ka shijuar. /Telegrafi/