Policia e Kosovës ka bërë ditur se pas goditjes nga një veturë ka vdekur shtetasi i Sirisë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, të premten në orën 17:26.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësorin, mashkull shtetas sirian. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/