Të paktën një person ka vdekur nga sulmi pranë Parlamentit britanik në Londër, kur një person me veturë shkeli më shumë se 12 kalimtarë rasti.
Sulmuesi që po mbante në dorë një thikë i është vërsulur policisë pranë portës së Parlamentit britanik në Westminster, duke arritur ta therë një polic, por kundër reagimi i tyre ishte i shpejtë duke e qëlluar për vdekje sulmuesin, transmeton Telegrafi.
Deri më tani autoritetet e sigurisë e kanë cilësuar sulmin si “incident terrorist”, duke mos dhënë detaje tjera, derisa në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë edhe ekipet e deminimit.
Sulmuesi ishte përplasur në rrethojat e hekurta të urës në Londër duke shkelur mbi 12 persona, dhe më pas kishte vazhduar rrugën drejt Parlamentit britanik ku sërish është përplasur në rrethoja, dhe më pas ka dalë me thikë në dorë duke i sulmuar policinë pranë portës.
Ndërkaq mjekët e spitalit St Thomas, kanë bërë të ditur se një grua ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga shkelja me veturë. /Telegrafi/