Site icon Telegrafi

Vdes një grua në Shtëpinë integruese në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje në Shtëpinë Integruese në Ferizaj i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në 04:22.

“Është raportuar se një pacienteje femër në shtëpinë Integruese, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version