Telegrafi

Vdes një grua në Rahovec, dyshohet se u rrëzua nga një lartësi prej 1.5 metra

Foto: Arkiv

Një grua është sjell pas shenja jete në emergjencë, ku sipas familjarëve dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/