Një grua është sjell pas shenja jete në emergjencë, ku sipas familjarëve dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/