Site icon Telegrafi

Vdes një grua në QKUK, u aksidentua ditë më parë në Preoc të Novobërdës

Foto: Ilustrim

Një grua e cila ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 22.12.2022 ndërsa viktima ka ndërruar jetë të mërkurën.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Me datën 28.12.2022  është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë  duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version