Site icon Telegrafi

Vdes një grua në Pejë, pasi kishte konsumuar “domestos”

Një grua ka vdekur sot në Pejë për shkak të konsumimit të preparateve higjienike (domestos).

E njëjta që nga dje ishte duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, për shkak të problemeve shëndetësore që i ishin paraqitur nga konsumimi i kësaj lënde.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me datën 11.08.2022, Policia është njoftuar nga Spitali se është paraqitur një grua e cila ka konsumuar domostos, dhe sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Rugova.

Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’. /Telegrafi/

Exit mobile version