Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se nëna e tij ka vdekur në shtëpinë e saj dhe se dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që Ndihma e Shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Keqekollë të Prishtinës, në orën 10:00.
“Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 13.04.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/