Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Skenderaj, ku një foshnje e gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura derisa ishte duke fjetur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Për shkak të natyrës së rrethanave, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/