Telegrafi

Vdes një foshnje e cila po trajtohej në QKUK, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00 në QKUK.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi I pajetë është dërguar në IML.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në raport. /Telegrafi/