Një femër gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, (sipas raportit mjekësor) si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është nga fshati Jashanicë i Klinës.
“Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. /Telegrafi/