Telegrafi

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

Foto: Ilustrim

Një femër ka ndërruar jetë të hënën në Drenas, ndërsa Policia njofton se viktima ishte dërguar për tretman mjekësorë por mjeku kishte konstatuar vdekjen e saj. 

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Drenas.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, sipas mjekut viktima kishte shenja dhune në trup.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësorë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/