Një person (i burgosur) për arsyer shëndetësor është transportuar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor, ku më pas ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 04:30, në Novobërdë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“I burgosuri mashkull kosovar për arsye shëndetësore është transportuar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësorë, ku më pas viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/