Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që tha se i ndjeri ishte shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.
“Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK”, njofton policia.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/