Ka ndërruar jetë një i burgosur i cili ishte duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.
Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./Telegrafi/