Telegrafi

Vdes një 83 vjeçare në Merdare

Foto: Ilustrim

Ka vdekur një e moshuar në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy meshkuj dhe një femër kishin njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një 83-vjeçare, e cila dyshohet se kishte ndërruar jetë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

“Raportohet se në Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovar-e, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton policia. /Telegrafi/